Politike

Berisha: Rama nuk ka më legjitimitet, strategjia jonë është betejë gjer në rrëzimin e tij

Po ashtu Berisha ritheksoi, se Shqipëria nuk mund të ketë drejtësi, transparencë dhe zgjedhje të lira pa largimin e këtij pushteti të delegjitimuar dhe u bën thirrje qytetarëve të reagojnë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

5 Shkurt 2026, 13:34 Nga I.A
Berisha: Rama nuk ka më legjitimitet, strategjia jonë është
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se qeveria Rama nuk ka më legjitimitet. I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp në selinë e PD, Berisha tha se strategjia e Opozitës është betejë deri në rrëzimin e tij.

Po ashtu Berisha ritheksoi, se Shqipëria nuk mund të ketë drejtësi, transparencë dhe zgjedhje të lira pa largimin e këtij pushteti të delegjitimuar dhe u bën thirrje qytetarëve të reagojnë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

"Strategjia e PD është absolutisht betejë gjer në rrëzimin e Edi Ramës. Edi Rama nuk ka më legjitimitet. Për çdo qytetar, ne shohim një zgjerim të madh të mirëkuptimit dhe jemi shumë të inkurajuar, shumë mirënjohës ndaj qytetarëve. Sepse që një qytetar të zemërohet ndaj pushtetit të vendit të tij, duhet të ketë motive të forta. Dhe qytetarët e kanë kuptuar se kanë motivet më të fuqishme që mund të ekzistojnë.

Qeveria nuk ka legjitimitet. Ka shndërruar zgjedhjet në farsë. Motivi i dytë, qeveria ka vjedhur qindra dhe miliarda euro dhe jo vetëm që nuk do të ndjejë përgjegjësinë, por bllokon drejtësinë. Janë dy faktorë madhorë që delegjitimojnë çdo pushtet. Dhe shqiptarët janë të vendosur një minutë e më parë me çdo çmim nga një pushtet i paligjshëm si ky që është sot," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll