Art&Argëtim

18 Shkurt 2020, 09:51 Nga DOSJA

MANHATTAN– Modelja 25-vjeçare me origjinë  afrikano-amerikane, refuzon të performojë me veshjen që tregon pamjen e një majmuni, që nxjerr në pah buzët e fryra e të mëdha, pasi sipas saj është një reagim racist.

Ajo e përshkruajti atë si një majmun me veshë të mëdha dhe me buzë të kuqe të e të zeza gjatë një shfaqjeje në New York City.

25- vjeçarja Amy Lefevre ka thënë se ajo refuzoi të përdorte këto aksesorë ‘racistë’ gjatë një shfaqjes së 7 shkurtit, që u organizua nga Instituti i Modës në ‘Pier59 Studios’ në Manhattan.

“Unë qëndrova atje, pro isha  gati për t’u larguar duke i thënë stafit se ndihesha jashtëzakonisht jo komode kur duhej t’i vishja këto akesorë racistë.“- tha Lefevre për New York Post.

Lefevre, e cila ka katër vjet që modelon në këto pasarela të famshme, tha se ishte përvoja më e keqe e karrierës së saj të re.

“Nuk mund t’i kontrolloja emocionet e mia. I gjithë trupi im po dridhej. Unë kurrë nuk jam ndjerë si e tillë në jetën time. Njerëzit me ngjyrë po diskriminohen edhe në vitin 2020.”- shtoi ajo.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete amy lefevre new york city amy lefevre new york city

Sondazh

Poll