Art&Argëtim

Pas sherrit për fitoren e Arilena Arës/ Vera Grabocka pajtohet me Alketa Vejsiun, regjisorja s’i ndal komplimentet: Je një

18 Shkurt 2020, 06:39 Nga DOSJA
Pas sherrit për fitoren e Arilena Arës/ Vera Grabocka pajtohet me

Tiranë- Pas sherrit për fitoren e Arilena Arës, të Festivalit të ’58 të Këngës në Radio Televizioni Shqiptar, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë pajtuar. Së fundmi, regjisorja Vera Grabocka,  në një postim në Instagram ka shkruar se Alketa Vejsiu është një yll dhe se është shumë e lumtur që bashkëpunon me të.

“20 vjet bashke @alketavejsiu Jam e lumtur se ylli që pashe te ty ditën e parë ,kur ishe vetem 16 vjeç, sot shkëlqen dhe jo vetëm në Shqipëri, por nisi të shfaqet si befasi në skenën e një bote më të madhe… Është talenti dhe vullneti tënd unik që ke arritur në këtë majë..! Për të gjitha sukseset e tua në botën e spektakleve televizive…dhe për ty, si artiste dhe kolege e denjë dhe e çmuar, jam e lumtur pa fund!”, shkruan Grabocka.

Nuk ka munguar edhe një koment nga ana e Vjesiut,e cila e ka quajtur regjisoren zemër.  Tashmë të dy mikeshat kanë një tjetër produksion së bashku,  “Në Kurthin e Piter Pan”.

Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka u përfshinë në një debat të ashpër për fitoren e Arilena Arës në festivalin e 58-të të këngës në RTSH.  Vejsiu ishte dakord me gjithë skemën e krijuar për Arilenën. Pas finales, Alketa nuk e uroi publikisht Arilenën. Ajo ishte një mbështetëse e Elvana Gjatës, madje kërkoi falje publike për Elvanën. Dy pikët e anëtares së jurisë, Mikaela Minga, sollën sherrin mes mikeshave të vjetra.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu vera grabocka alketa vejsiu vera grabocka

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2020, 20:28

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qënë e ftuara e sotme në emisonin “Në kurthin e Piter Pan”. Spiropali është përb...