Art&Argëtim

Frikë nga syri keq, Spiropali s’heq dorë nga bestytnitë! Ja detaji në çantën e bebes (FOTO)

18 Shkurt 2020, 09:15 Nga DOSJA
Frikë nga syri keq, Spiropali s’heq dorë nga bestytnitë! Ja

TIRANË– Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka qenë e ftuar në çeljen e sezonit të tretë, në “Kurthin e Piter Pan”. Ajo ka ndarë disa detaje për dy fëmijët e saj, Nalta dhe Kren.

Në një moment, në spektakël ka mbërritur çanta e bebes, e Spiropalit, dhe menjëherë moderatorja Vejsiu, së bashku me një nga fëmijët e panelit, kanë nisur të zbulojnë të kuriozuar se çfarë gjendet në çantën e përgatitur nga ministrja.

Midis gjërave të zakonta që janë të domosdoshme për një bebe, Alketa Vejsiu vuri re dhe dy sende. Një hajmali dhe një ëngjëll i bardhë.

 

“Një dëshmi e bestytnisë. I kam të përfaqësuara të gjitha fetë,”- është shprehur Elisa Spiropali, ndërsa Alketa e ka pyetur.

Me sa duket edhe Elisa Spiropali nuk heq dorë nga bestytnitë dhe i frikësohet syrit të keq. Ajo, pak kohë më parë solli në jetë fëmijën e dytë, djalin me emrin Kren.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bestytnite elisa spiropali hajmali ministrja elisa spiropali syri i keq bestytnite elisa spiropali hajmali ministrja elisa spiropali syri i keq

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2020, 20:28

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qënë e ftuara e sotme në emisonin “Në kurthin e Piter Pan”. Spiropali është përb...