Aktualitet

Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare kishte pak muaj që kishin hyrë në banesën e re, babai punonte në një kompanie, djali elektricist

Viktimat ishin të njohur për angazhimin e tyre dhe jetën e përditshme. Arti Kola ishte punëtor në një kompanie lyerjeje, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte nxënëse.

5 Shkurt 2026, 10:31 Nga E. D

Tragjedia në Itali/ Familja shqiptare kishte pak muaj që kishin

ITALI- Katër anëtarët e familjes shqiptare humbën jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar, pasi i u helmuan nga monoksidi i karbonit. Ata ishin të njohur dhe të dashur nga e gjithë komuniteti i Porcarit, aty ku familja jetonte dhe ishin quajtur një familje e integruar dhe e vlerësuar nga të gjithë ata që i njihnin.

Viktimat ishin të njohur për angazhimin e tyre dhe jetën e përditshme. Arti Kola ishte punëtor në një kompanie lyerjeje, ndërsa Jonida Kola, gruaja e tij, ishte shtëpiake. Djali i tyre, Hajdari, punonte si elektricist në një kompani lokale, ndërsa Xhesika, vajza, ishte nxënëse.

Ndërkohë, Kryetari i Komunës së Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, ka reaguar i tronditur në rrjetet sociale. Ai theksoi se kjo ishte një humbje e madhe për komunitetin, ndërkohë pohon se kjo tragjedi ishte e ngjashme me atë të familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992.

MESAZHI

Mbrëmjen e djeshme, një fatkeqësi e madhe ndodhi në vendin tonë. Një familje e tërë, familja Kola, me shumë gjasa humbi jetën në shtëpi, dhe hetimet do ta sqarojnë më vonë, për shkak të monoksidit të karbonit që rrjedh nga kazani.

Babai Arti, nëna Jonida me dy fëmijët e tyre, Hajdarin 22 vjeç dhe Xhesikën 15 vjeçe. Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992.

Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe, të gjithë së bashku./Dosja.al

Sondazh

Poll