Aktualitet

65-vjeçarja humbi jetën në Belsh nga kafshimi i qenit/ Flet kushëriri i viktimës: Dëmtimi më i madh ishte në pjesën e pasme të këmbës...

I pari që arriti në vendngjarje ishte kushëriri i familjes, i cili deklaroi se ngjarja ishte e tmerrshme.

5 Shkurt 2026, 11:33 Nga E. D
65-vjeçarja humbi jetën në Belsh nga kafshimi i qenit/ Flet
foto ilustruese

BELSH- Një ngjarje e rëndë tronditi dje zonën e Cerragës në Belsh, ku një 65-vjeçare humbi jetën, pasi e kafshi qeni i fqinjës. I pari që arriti në vendngjarje ishte kushëriri i familjes, i cili deklaroi se ngjarja ishte e tmerrshme.

Duke folur për Syri Tv, ai ka deklaruar se dëmtimi më i madh ishte në pjesën e pasme të këmbës, dhe për pasojë e hemorragjisë së rëndë humbi jetën

“Kafshimet ishin të shumta në të dy këmbët dhe krahët. Dëmtimi më i madh ishte në pjesën e pasme të këmbës, dhe për pasojë e hemorragjisë së rëndë humbi jetën,” shprehet kushëriri./Dosja.al

belsh

Sondazh

Poll