Aktualitet

DETAJE nga tragjedia në Itali/ Policia gjeti tryezën shtruar, 4 anëtarët e familjes shqiptare ishin bërë gati të hanin darkën! Alarmi e dha vëllai i...

Mediat italiane raportojnë se ekipet e shpëtimit dhe policia gjatë hyrjes në banesë kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë darkën. Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

5 Shkurt 2026, 07:57 Nga E. D
DETAJE nga tragjedia në Itali/ Policia gjeti tryezën shtruar, 4
foto ilustruese

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e saj, babai, nëna dhe dy fëmijët humbën jetën nga rrjedhja e gazit. Bëhet me dije se tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. 

Mediat italiane raportojnë se ekipet e shpëtimit dhe policia gjatë hyrjes në banesë kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë darkën. Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu tronditje dhe dhimbje të thellë për një tragjedinë.  Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal./Dosja.al

itali

Sondazh

Poll