5 Shkurt 2026, 09:28
Nga E. D

TIRANË- Katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali, si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesën e tyre janë identitifikuar. Viktimat janë babai Arti Kola, 48 vjeç, nëna Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22 vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15 vjeçe. Emrat i ka publikuar Kryetari i komunës së Porcarit në Itali, Leonardo Fornaciari.
“Jemi të gjithë të mërzitur dhe të trishtuar nga kjo ngjarje tragjike që më kujtoi menjëherë tragjedinë e familjes Malanca, madje edhe atë që ndodhi në shkurt të vitit 1992. Komuniteti ynë, qëndron i bashkuar rreth të afërmve dhe miqve në një përqafim ideal për këtë zi të rëndë që ka prekur Porcarin. U prehshin në paqe”, shkruan Fornaciari.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth kohës së darkës. Gjatë hyrjes në banesë, forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës gjetën tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte bërë gati për të ngrënë, pa e ditur se po përballej me një rrezik fatal.
Alarmin e ka dhënë një i afërm i familjes, vëllai i kryefamiljarit, i cili, i shqetësuar pasi nuk kishte mundur të kontaktonte me ta, njoftoi karabinierët. Pas mbërritjes në banesën trekatëshe dhe mungesës së çdo përgjigjeje, policia u detyrua të hapë derën me forcë.
Brenda, autoritetet u përballën me një skenë tronditëse, katër anëtarët e familjes u gjetën të pajetë në dysheme. Gjatë ndërhyrjes, një familjar tjetër humbi ndjenjat për shkak të ekspozimit ndaj monoksidit të karbonit, por u shpëtua falë reagimit të shpejtë të karabinierëve dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Cisanellos, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./Dosja.al
itali jonida kola arti kola hadjar kola xhesika kola
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 07:57
E. D
foto ilustruese
ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e sa...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 07:50
E. D
Të rinjtë e Brezit Z po shfaqin modele përdorimi të inteligjencës artificiale (IA) që parashikojnë mënyrën se si ...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 07:25
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali, ku si pasojë katër anëtarë...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 07:21
E. D
TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke d&eu...
Aktualitet
5 Shkurt 2026, 07:15
E. D
foto ilustuese
TIRAN- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti par...
Aktualitet
4 Shkurt 2026, 22:35
E. D
VLORË- Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se gazetari i SYRI-t, Gen...
Aktualitet
4 Shkurt 2026, 21:15
E. D
foto ilustuese
GJILAN- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën Gjilan–Kamenicë, pr...
Aktualitet
4 Shkurt 2026, 21:03
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Ai u arrestua nga autor...
Aktualitet
4 Shkurt 2026, 20:31
E.d
Foto ilustruse
LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit. Një 48-vjeçar i ka prerë...
Aktualitet
4 Shkurt 2026, 20:32
E. D
foto ilustuese
BELSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Belsh, ku si pasojë një 65-vjeçare ka ndërruar. Bëhe...