Aktualitet

48-vjeçari i pret rrugën ish-bashkëshortes dhe i thyen xhamin e makinës në Laç

Ajo është e pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje.

4 Shkurt 2026, 20:31 Nga E.d
48-vjeçari i pret rrugën ish-bashkëshortes dhe i thyen xhamin e
Foto ilustruse

LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit. Një 48-vjeçar i ka prerë rrugën ish-bashkëshortes dhe i ka thyer xhamin e makinës.

Ajo është e pajisur menjëherë me urdhër mbrojtjeje. Nga kjo situatë, automjetet janë përplasur dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Policia po heton më shumë mbi rastin.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, vunë në pranga, në Tiranë, shtetasin I. Ll., 48 vjeç, banues në Laç.

Kjo pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, i ka bllokuar lëvizjen, në aksin rrugor “Laç-Patok”, automjetit që drejtonte ish-bashkëshortja e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Nga kjo, automjetet janë përplasur dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Më pas, 48-vjeçari, dyshohet se ka thyer me mjet të fortë, xhamin e automjetit që drejtonte shtetasja.”, njofton policia./Dosja.al

48-vjeçar laç policia

Sondazh

Poll