Aktualitet

Sherri me thika në Korçë, policia jep detaje: 37-vjeçari u plagos në dorë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Ai është dëmtuar me thikë në dorë.

4 Shkurt 2026, 19:25 Nga E.d
Sherri me thika në Korçë, policia jep detaje: 37-vjeçari
Foto ilustruse

KORÇË- Policia ka dhënë detaje rreth sherrit i cili ndodhi pak minuata më parë në qytetin e  Korçës. Gjatë këtij konflikti ka mbetur i plagosur një 37-vjeçar, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Ai është dëmtuar me thikë në dorë. Policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërsa po hetohet më shumë rreth ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Në lagjen nr.4, Korçë, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi P. K., ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë) shtetasin B. Q., rreth 37 vjeç, banues në Korçë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin P. K.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për dokumentimin ligjor të rastit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

policia korçë konflikt

Sondazh

Poll