Art&Argëtim

17 Shkurt 2020, 20:28 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qënë e ftuara e sotme në emisonin “Në kurthin e Piter Pan”. Spiropali është përballur me pyetje të sikletshme të fëmijëve, por njëra e vuri vërtet në siklet ‘të besuarën’ e kryeministrit Edi Rama.

Një prej vajzave të panelit e pyeti Elisën se si ishte më mirë që të ishe; një Mamicë apo  një Skënderbe?

E kapur në befasi, Spiropali nisi  të qeshë me pyetjen dhe më pas, i shpjegoi vajzës së edhe ajo mund të ishte Skënderbe.

“Edhe një vajzë mund të jetë Skënderbe. Nuk është e thënë. Të dy janë luftëtarë. Heroi kombëtar na çliroi dhe etj etj. Por Mamica dhe ai mund t’i ndërrojnë edhe rolet. Mund të zgjidhja të isha dhe Skëndërbe përveçse Mamaicë,”-është shprehur ministrja.

Të jetë vallë një mesazh se edhe ajo një ditë mund të bëhet kryeministre e vendit?

Pyetja ishte inspiruar nga deklarata e saj gjatë fushatës së 2017, ku Spiropali e krahasoi kryeministrin Edi Rama me heroin kombëtar Skënderbeun. Ndërsa rrjeti e cilësoi ministren si Mamicën, motrën e tij. 

(k.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz edi rama elisa spiropali edi rama elisa spiropali

Sondazh

Poll