Art&Argëtim

“Bëj një foto pa filtra”, moderatorja Hygerta Sako acarohet keq me ndjekësen: Shikoj punën time, as s’shes dhe as

17 Shkurt 2020, 17:19 Nga DOSJA
“Bëj një foto pa filtra”, moderatorja Hygerta Sako

TIRANË- Hygerta Sako, moderatorja e njohur është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku edhe poston foto nga më të ndryshmet dhe mjaft sensuale.

Së fundmi, ajo ka postuar në foto në Instagram, ku shihet me një xhup të trashë blu. Ajo ka marrë komente pozitive nga ndjekësit e saj, por nuk kanë munguar dhe ato që e kanë provokuar moderatoren.

Në foton e saj, ka komentuar një ndjekëse, e cila i ka propozuar që të bëjë foto pa filtra: Bëj një foto pa filtër bëj!

Por dhe moderatorja nuk ka përtuar t’i kthejë përgjigje në mënyrë ironike, duke mos i kursyer thumbet ndaj komentuesit.

“Aha, ti e ke Instagramin t’u japësh mend të tjerëve. Kuptoj!”– i është përgjigjur Hygerta.

Por debati nuk ka mbaruar me kaq, pasi ndjekësja e ka ngacmuar edhe Hygertën dhe sigurisht që nuk ka munguar kundërpërgjigja as nga moderatorja. 

“Epo ç’të bësh ca shesin ca japin!”- shkruan ndjekësja, ndërsa moderatorja e sportit i është kthyer: S’kam ça bëj jo. Është zgjedhje personale. Personalisht nuk preferoj as të shes as të jap, po të shoh punën time.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hygerta sako hygerta sako

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Shkurt 2020, 10:49

KOSOVË– Këngëtarja, Dafina Zeqiri prej kohësh është në një romancë me DJ Geek. Edhe pse në fillim këngëtarja e mohoi kategorikisht lidhjen me mikun e saj m...