Art&Argëtim

Sheh foton me mamanë, aktorja Marjana Kondi përlotet në studio: Atë kohë ishim të lumtu

17 Shkurt 2020, 19:04 Nga DOSJA
Sheh foton me mamanë, aktorja

TIRANË -Emisioni “Aromë dreke” ka nisur që nga data 10 Shkurt në Tv Klan. Chef-i i kuzhinës, Arvin Kita dhe aktorja Mariana Kondi përveç gatimeve tradicionale dhe moderne sjellin për publikun mjaft humor dhe batuta.

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan, aktorja e njohur Marjana Kondi u shpreh se gatimi është një kënaqësi dhe antistres.

Në emision janë shfaqur edhe disa foto të fëmijërisë, ku në njërën prej tyre Kondi shfaqet sëbashku me mamanë e saj dhe teksa po komentonte foton aktorja u emocionua dhe nuk mbante dot lotët.

 Aty mund të jem 4-muajshe me mamin. Jam me mamin në qytetin Stalin. Mami i gatuante shumë mirë byrekët. Origjina e saj është nga Lekli, diku andej nga Gjirokastra, tashmë është bërë e Tepelenës më duket, por ajo gjithmonë e quante veten nga Gjirokastra sepse ka qenë një fshat ortodoks. Gatuante shumë mirë byrekun. Mbaj mend atë mishin me patate, ose pulën me patate që e gatuanim të dielave. Pulën e bënim një pjesë supë, pastaj e piqnim dhe e hanim me patate, ka qenë ajo tradicionalja. Në mëngjes hanim tërhanë, kur s’kishim tërhananë, ajo na bënte petulla. Gatuante shumë mirë, ka qenë një grua shumë nikoqire, me gjëra të vogla na ka bërë të jetojmë shumë të lumtur. Se tani pak a shumë, sikur s’ka shumë lumturi, por një gjë e veçantë është se ne në atë kohë kemi qenë të lumtur, e ndjenim lumturinë, kurse tani ka dalë njëçik, ka prioritete të tjera, është puna shumë intensive.”- ka thënë Mariana Kondi.

Marrë nga; tvklan.al

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture mariana kondi mariana kondi

Sondazh

Poll