Aktualitet

Atentati në Rrilë të Lezhës/ Ndalohet me urdhër të prokurorisë polici që iu përgjigj me armë autorëve

Polici mësohet se është ndaluar dhe akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

2 Shkurt 2026, 19:17 Nga E. D
Atentati në Rrilë të Lezhës/ Ndalohet me urdhër të
Pamjet nga vendngjarja

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Lezhë. Mësohet se me udhër të Prokurorisë është ndaluar polici, Besart Kovaçi, i cili ndodhej brenda berberhanes në Rrilën e Lezhës. 

Polici mësohet se është ndaluar dhe akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej Merando Nikulaj dhe gjatë sulmit me armë, efektivi është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. Gjithashtu lidhur me ngjarjen policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë.

Si ndodhi ngjarja ?

Plagosja ndodhi mbrëmjen e shkuar në qendër të fshatit Rrilë, në Lezhë. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes disa minuta pasi mbi një dyqan ishin lëshuar breshëri plumbas. Si pasojë i plagosur ka mbetur Sokol Daci, 30 vjeç, i cili në atë moment ka qenë brenda ambienteve të berberhanes.

Nga pamjet duket se atentatorët kanë qëlluar me breshëri dhe fasada e dyqanit është bërë shoshë. 30-vjeçari është nisur menjëherë në drejtim të spitalit rajonal të Lezhës, për ndihmën e parë, e më pas është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë nidhmën e specializuar mjekësore. Policia bën me dije se ka nisur hetimet, për të zbardhur ngjarjen./Dosja.al

atentati ne lezhe besart kovaçi

Sondazh

Poll