Aktualitet

Plagosja në Durrës/ Gjykata vendos “arrest me burg” për 56-vjeçarin, zbardhet dëshmia: Sherrin nuk e kam nisur unë

Ndoj ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqsore dhe ka kërkuar lirimin nga burgu.

28 Janar 2026, 15:03 Nga E.d
Plagosja në Durrës/ Gjykata vendos “arrest me burg”
Foto ilustruse

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin Mikel Ndoj, i cili dy ditë më parë plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe kolegun e saj.  Ndoj ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqsore dhe ka kërkuar lirimin nga burgu.

 “Jam i pafajshëm, kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk mbaj mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë”, mësohet të ketë thënë ai para trupit gjykues.

Gjykata vendosi mbajtjen e tij në burg. Bëhet me dije se prindërit e 24-vjeçares ishin të ndarë para 6 vitesh, kjo si pasojë e dhunës në familje.

Pas ndarjes, 56-vjeçari Mikel Ndoj ishte larguar drejt Italisë. Gjatë qëndrimit atje ai kishte vuajtur dënim me burg, ndërsa pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja.

Sipas burimeve zyrtare, është kjo arsyeja e cila ka çuar më pas drejt konfliktit dhe plagosjes së 24-vjeçares. Autoritetet po hetojnë më shumë mbi ngjarjen./Dosja.al

plagosje burg durres

Sondazh

Poll