Politike

Marrëveshja me Italinë/ Ibrahimaj në Kuvend: Ndihmon vendin të përgatitet për tregun e përbashkët europian

Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, ministrja Ibrahimaj, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe.

27 Janar 2026, 16:56 Nga E.d
Marrëveshja me Italinë/ Ibrahimaj në Kuvend: Ndihmon vendin
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar ditën e sotme projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane “Për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

Gjatë fjalës së saj në seancë plenare, ministrja Ibrahimaj, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe. Kjo pasi është ë ndër të parat e këtij niveli që Shqipëria nënshkruan me një vend të Bashkimit Europian.

Sipas saj, ajo ka një rëndësi jo vetëm politike, por edhe praktike, pasi ndihmon vendin të përgatitet për tregun e përbashkët europian.

Ajo tha se marrëveshja e çon partneritetin Shqipëri-Itali në një nivel më të lartë, strategjik, duke përfshirë fusha kyçe si shëndetësia, arsimi, energjia, mjedisi, siguria, inovacioni, migracioni dhe transformimi ekonomik.

Sipas ministres Ibrahimaj, kjo marrëveshje është plotësisht në përputhje me prioritetet e Bashkimit Europian, dhe do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në punësim dhe kapitalin njerëzor.

“Projektet që priten të zhvillohen do të krijojnë vende të reja pune, do të rrisin cilësinë e punësimit dhe do të investojnë në aftësi profesionale në sektorë me vlerë të shtuar si energjia, industria, infrastruktura, mbrojtja, shëndetësia dhe inovacioni”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj./Dosja.al

delina ibrahimaj kuvend itali

Sondazh

Poll