Aktualitet

Urdhëroi arrestimin e Avdylajve, hiqet mbrojtja fizike për gjyqtarin Bib Ndreca, policia: S’është në rrezik

17 Shkurt 2020, 10:50 Nga DOSJA
Urdhëroi arrestimin e Avdylajve, hiqet mbrojtja fizike për gjyqtarin

TIRANË– Gjyqtari i dosjes “339”, Bib Ndreca, i cili firmosi urdhër-arrestet për anëtarët e grupit Avdylaj nuk do të mbrohet më nga policia. Dosja.al mëson se Drejtoria e Policisë së Shtetit është shprehur se Ndreca nuk është më i rrezikuar dhe se mbrojtja e tij fizike nuk është më e nevojshme.

Ndreca kishte në dispozicion mbrojtje të posaçme që në momentin që firmosi urdhër-arrestet për anëtarët e grupit të Avdylajve, të cilët dolën në përgjimet e dosjes ‘339’, ku njëri prej tyre bisedonte me ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ruajtja e tij fizike ishte me afat 3 mujor dhe pas mbarimit të këtij afati, mbrojtja nuk ëhstë rinovuar më. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, njohur ndryshe si SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar më datë 17 janar në gjyq, “Dosjen 339” për trafikun e drogës. Mes 25 personave të pandehur mësohet se janë edhe vëllezërit, Astrit dhe Altin Avdyli, nga Shijaku. Të pandehurit akuzohen për ‘grup të strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘pastrim parash’.

Lista e të pandehurve

Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli), Gjevi (alias Xhevahir) Ndoka, Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu, Saimir Gjepali, Mario (alias Edinjo) Zeqiri, Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

Sipas njoftimit të SPAK, bëhet me dije se gjatë hetimit të këtij procedimi penal janë ngritur akuza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Po kështu në kuadër të hetimeve të këtij procedimi janë sekuestruar deri tani me qëllim konfiskimin, pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, e cila ka qënë pronë shtetërore e përfituar në mënyrë të paligjshme nga anëtarët e grupit kriminal.  Gjithashtu janë sekuestruar hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bib ndreca hiqet mbrojtja per bib ndrecen bib ndreca hiqet mbrojtja per bib ndrecen

Sondazh

Poll