Politike

"Prodhimi “Made in Albania” do shtrihet edhe jashtë vendit"/ Rama me Netanyahun: Bashkëpunim në fushën e sigurisë e mbrojtjes

Rama falenderoi, Netanyahun për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit.

26 Janar 2026, 14:34 Nga E.d
"Prodhimi “Made in Albania” do shtrihet edhe jashtë
Foto ilustruse

IZRAEL- Kryeministri Rama tha se prodhimi “Made in Albania” do shtrihet edhe jashtë vendit. Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me Netanyahun, se vendi do të vazhdoj bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes me Izraelin. Rama falenderoi, Netanyahun për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit.

“Ne do të mbështesin të gjitha përpjekjet përfshirë planin e Paqes për Gazës të presidentit Trump. Me Izraelin vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Gjithashtu ju falënderoj për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit. Ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur jetë, mbajmë shpresë se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit.

Por marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite për të ndërtuar një prodhim të ri të mbrojtjes falë partneriteti, po rikrijojmë kushtet për prodhimin “Made in Albania” që të shtrihet edhe jashtë vendit. Por dua ta përmbyll me turizmin dhe shkëmbimet mes njerëzve që po rriten vitet e fundit. Ftoj të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë, pasi është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin në siguri të plotë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama izrael “made in albania”

Sondazh

Poll