Politike

Al Jazeera jehonë protestës së opozitës: Përleshje me policinë për korrupsionin e qeverisjes socialiste

Në rrjetet sociale, Al Jazeera ka shpërndarë pamje nga protesta, duke shkruar se kanë shpërthyer përleshje mes policisë dhe protestuesve në kryeqytet.

25 Janar 2026, 16:39 Nga D.S
Al Jazeera jehonë protestës së opozitës: Përleshje me
Foto nga protesta

TIRANA- Media ndërkombëtare Al Jazeera,i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë mbrëmjen e kaluar. Në rrjetet sociale, Al Jazeera ka shpërndarë pamje nga protesta, duke shkruar se kanë shpërthyer përleshje mes policisë dhe protestuesve në kryeqytet.

Al Jazeera raporton se, qytetarët po protestojnë mbi korrupsionin e dyshuar në qeverinë e Partisë Socialiste dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeminstrit. Media ndërkombëtare shkruan se, tensionet u përshkallëzuan kur grupe protestuesish marshuan drejt parlamentit dhe u përpoqën të thyenin kordonet e policisë, duke hedhur gurë dhe kokteje Molotov.

Gjithashtu media shkruan se, sipas kryetarit të opozitës Sali Berisha, 25 protestues u arrestuan. Ndërkohë, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten pengesat kryesore për ambicien e Shqipërisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

"Përleshje kanë shpërthyer midis policisë dhe protestuesve të opozitës në kryeqytetin e Shqipërisë mbi korrupsionin e dyshuar në qeverinë e Partisë Socialiste, me demonstruesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama", shkruan Al Jazeera në Instagram./Dosja.al

Al Jazeera jehonë protestës së opozitës: Përleshje meAl Jazeera jehonë protestës së opozitës: Përleshje meAl Jazeera jehonë protestës së opozitës: Përleshje me

 Al Jazeera jehonë protestës së opozitës: Përleshje me

protesat e opozites 24-janar protesta para kuvendit

Sondazh

Poll