Politike

Berisha: Protesta dhe vetëm protesta! Kjo është protestë e ndërgjegjes kombëtare kundër vjedhjeve të pasurisë së shqiptarëve

Lideri demokrat deklaroi nga zyra e selisë blu se janë vjedhur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës që nuk ekziston dhe po vidhen rreth 4 miliardë euro me portin e Durrësit.

25 Janar 2026, 12:58 Nga E.d
Berisha: Protesta dhe vetëm protesta! Kjo është protestë e
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së deklaroi sot gjatë një konference për mediat se protestat do të vijojnë. Berisha tha se kjo është protestë e ndërgjegjes kombëtare kundër vjedhjeve të pasurisë së shqiptarëve.

Lideri demokrat deklaroi nga zyra e selisë blu se janë vjedhur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës që nuk ekziston dhe po vidhen rreth 4 miliardë euro me portin e Durrësit. Berisha u shpreh se këto janë pasuri të fëmijëve të çdo shqiptari dhe jo vetëm të fëmijëve të opozitarëve që protestojnë.

Marsi Korreshi, SYRI TV: A do të ketë protesta të tjera të afërta opozita pas asaj të mbrëmshmes?*

Sali Berisha: Pa dyshim që do ketë protesta, protesta dhe vetëm protesta. Ne jemi në kilometrin e fundit. Këtu ne të gjithë potencialin tonë, ne jemi mirënjohës pa fund përgjigjes qytetare. Një thirrje kam për çdo qytetar, edhe një herë. Nuk është protestë kjo as për një person, as për një parti. Është protestë e ndërgjegjes qytetare, është protestë e ndërgjegjes kombëtare. Të bashkohemi sepse kur themi janë vjedhur 130 milionë euro në djegësin e Tiranës që nuk ekziston, kur themi janë vjedhur 50 milionë euro me një firmë në tunelin e Llogarasë, kur themi janë vjedhur 140 milionë euro me një firmë në aeroportin e Vlorës, kur themi po vidhen rreth 4 miliardë euro me portin e Durrësit, këto janë pasuri të çdo shqiptari dhe jo vetëm të opozitarëve që protestojnë.

Këto janë pasuri të fëmijëve të çdo shqiptari dhe jo vetëm të fëmijëve të opozitarëve që protestojnë. Ndaj dhe sot është koha më shumë se kurrë të tregojmë të bindur para ndërgjegjes sonë, të tregojmë se ne kurrë s'pajtohemi me këtë regjim. Por t'i tregojmë dhe botës, t'u tregojmë miqve tanë se kush jemi ne. T'u tregojmë mbështetësve të Edi Ramës se sa gabim keni bërë duke mbështetur një padrino, një Ramaduro si ky. Ndaj dhe ju i patë përmasat e protestës dhe unë pres që ato të bëhen të papërmbajtshme dhe ju siguroj se do bëhen. Thashë dhe një herë, tipari më kardinal dhe më i rëndësishëm ishte rinia në veprim. Ndaj dhe tmerri i Ramës që i quajti mercenarë, rrugaçër lagjesh, të rinjtë të ndershëm, dinjitozë, guximtarë, studentë, punëtorë, të papunë, por që kishin dalë për ndërgjegjen e tyre kundër tij. Faleminderit!/Dosja.al

sali berisha protesta edi rama

Sondazh

Poll