Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK! Arrestohet në Dubai i akuzuari për trafik droge

Sipas njoftmit të policisë, Sefa akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi të Krujës.

26 Janar 2026, 09:52 Nga D.S
EMRI/ I shpallur në kërkim nga SPAK! Arrestohet në Dubai i
Interpol

KRUJË- Bujar Sefa, i njohur edhe si Bujar Xaka 39-vjeç, është arrestuar në Dubai, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, nën akuzën për trafik droge drejt vendeve europiane. Sipas njoftmit të policisë, Sefa akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi të Krujës.

Uniformat blu bëjnë me dije se, Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të ekstaduar 39-vjeçarin në Shqipëri.  

Njoftimi i policisë: 

"Policia e Shtetit/ Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit: B. S. alias B. X., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal'', "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë. Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri."/Dosja.al

bujar sefa bujar xaka është arrestuar në dubai pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga spak nën akuzën për trafik droge drejt vendeve europiane

Sondazh

Poll