Aktualitet

"Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot"/ Policia ndaloi 10-vjeçarin, prindërit: Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur! Ai është i sëmurë me zemër (VIDEO)

Sipas familjarëve, fëmija nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej pranë xhamisë, ku po lante sytë nga gazi lotsjellës.

24 Janar 2026, 22:21 Nga E. D

"Çfarë shteti është ky që më rreh

TIRANË- Prindërit e 10-vjeçarit që u ndaluar nga policia gjatë protestës kanë reaguar, duke thënë se djali ka shkuar te koshat të merrte ndonjë plastikë dhe i kanë shkuar katër civilë, duke e kapur te xhamia teksa po lante fytyrën me ujë. Duke folur për mediat, prindërit thonë se djali e kanë dhunuar dhe vetë ai nuk e di arsyen. 

E ëma e 10-vjeçari thekson se, ajo mezi po i rrit dhe del dikush nga hiqi, duke e dhunuar. Në fund, ajo thotë se djali është i sëmurë me zemër, teksa shton se çfarë shteti është ky që rrah fëmijën kot, pa lidhje. Sipas familjarëve, fëmija nuk ishte pjesë e protestës, por ndodhej pranë xhamisë, ku po lante sytë nga gazi lotsjellës.

Nëna e 10-vjeçarit tha: Ka shkuar te koshat se merrte ndonjë plastikë dhe gjëra dhe i kanë shkuar katër civilë dhe e kanë kapur te xhamia, kur po lante fytyrën me ujë te xhamia. Djali më tha se nuk e dinte pse e kanë rrahur, ç’ke me mua’, i ka thënë. ‘Ke gjuajtur policinë, i kanë thënë ata’. Çfarë shteti është ky që më rreh fëmijën kot, pa lidhje? Unë me zor e rris, ku me bukë ku pa bukë, jo ta rrafin pa lidhje një fëmijë. Ai është i sëmurë me zemër.

Ndërsa 10-vjeçari ka deklaruar se ishte te xhamia dhe e kanë marrë duke i vënë prangat dhe duke e dhunuar. Në fund, ai shton se disa deputetë kanë shkuar dhe e kanë nxjerrë përjashta.

10-vjeçari tha: Isha te xhamia, isha pa mendje. Më morën, më futën në pranga dhe më kanë rrahur. Isha duke larë fytyrën prej gazit. Më erdhën pesë civilë, më futën në pranga, më ulën poshtë xhamisë, më goditën dhe më sollën këtu. Se di çfarë bëhet, më bënë ca letra. Më erdhën ca deputetë që më nxorën përjashta./Dosja.al

 

Sondazh

Poll