Aktualitet

U ndalua dhe u dhunua nga policia, ky është i mituri që u shoqërua/ Eno Bozdo: Arrestimi i një fëmije 10-vjeçar përbën një shkelje të rëndë ...

Sipas tij, arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral.

24 Janar 2026, 22:44 Nga E. D
U ndalua dhe u dhunua nga policia, ky është i mituri që u
10-vjeçari

TIRANË- Personi që shihni në foto është 10-vjeçari, i cili u arrestua dhe u dhunua nga policia gjatë protestës së opozitës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ku ka akuzuar policinë se ka tejkaluar çdo kufi me arrestimin e një fëmijë 10 vjeç vetëm pse ishte në protestë. Sipas tij, arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral.

“Ndalimi i një fëmije 10-vjeçar përbën një shkelje të rëndë të çdo norme njerëzore dhe juridike. Në çdo shoqëri që pretendon drejtësi dhe shtet ligjor, një veprim i tillë është i papranueshëm. Akoma më shqetësuese janë akuzat për dhunë ndaj të miturit, të cilat e bëjnë këtë rast edhe më të rëndë.

Arrestimi i një fëmije vetëm për faktin se ndodhej në një protestë nuk ka asnjë bazë ligjore dhe tejkalon çdo kufi etik e moral. Ky nuk është zbatim i ligjit, por një keqpërdorim flagrant i autoritetit shtetëror. Kjo nuk është rend publik. Është dështim dhe degradim i institucioneve”, thuhet në reagimin e Bozdos./Dosja.al

Sondazh

Poll