24 Janar 2026, 22:24
Nga E. D

TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, pas protestës së opozitës, ku njofton se nga hedhja e molotovit, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe Parlamentit janë lënduar 11 punonjës policie. Sipas njoftimit, efektivët e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore dhe janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies.
Në njoftim, Policia sqaron gjithashtu se deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona dhe gjatë verifikimit të moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Policia thote se prindërit janë njoftuar menjëherë dhe i mituri nuk është futur në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në ambientet e pritjes së qytetarëve, deri në marrjen në dorëzim nga prindërit.
Njoftimi i Policisë:
Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.
Megjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit. Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.
Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij./Dosja.al
policia e shtetit
Aktualitet
24 Janar 2026, 22:21
E. D
TIRANË- Prindërit e 10-vjeçarit që u ndaluar nga policia gjatë protestës kanë reaguar, duke thënë se djali ka s...
Aktualitet
24 Janar 2026, 22:17
E. D
TIRANË- Situata ka agravuar në komisariatin nr 1 në Tiranë, pasi një numër i madh protestuesish u shoqëruan pas protes...
Aktualitet
24 Janar 2026, 22:04
E. D
foto ilustruese
ELBASAN- Përgjimet nga dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, Ndriç...
Aktualitet
24 Janar 2026, 22:02
TIRANË- Situata ka agravuar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, ku ndodhen 20 protestues të ndalua...
Aktualitet
24 Janar 2026, 21:39
E. D
pamjet
PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurv...
Aktualitet
24 Janar 2026, 20:53
E. D
pamje nga vendngjarja
VLORË- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke ...
Aktualitet
24 Janar 2026, 20:12
E. D
TIRANË- Gazetarët dhe punonjësit e mediave kanë mbetur të lënduar nga hedhja e gazi lotsjellës nga efektivët e po...
Aktualitet
24 Janar 2026, 20:02
E. D
TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku një protestues i Partisë De...
Aktualitet
24 Janar 2026, 19:55
E. D
TIRANË- Situata mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe policisë, të cilët gjenden përpara parlamentit, është...
Aktualitet
24 Janar 2026, 19:50
E. D
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha ishte i pranishëm në protestën Kombë...