Aktualitet

Aksident në Bulqizë/ Ambulanca përplaset me makinën, raportohet për të plagosur

Bëhet me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, por ende nuk dihet numri i personave të plagosur.

24 Janar 2026, 15:56 Nga E. D
Aksident në Bulqizë/ Ambulanca përplaset me makinën,
foto ilustruese

BULQIZË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku raportohet për persona të plagosur. Bëhet me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet tjetër, por ende nuk dihet numri i personave të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, një person që ndodhej në ambulancën e Peshkopisë është transportuar fillimisht në Spitalin e Bulqizës dhe pritet të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarje./Dosja.al

aksident në bulqizë

Sondazh

Poll