24 Janar 2026, 10:25
Nga I.A

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për grupin Rraja, mes tyre edhe djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraha, Rexhep Rraja. Në njoftimin e Apelit bëhet me dije se në burg janë lënë shtetasit, Islam Sefa, Rexhep Rraja, Perparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini, Zamir Aliaj, Jani Cavo, Marvin Bushati.
Ky grup u zbuluan pas zbërthimeve të përgjimeve në aplikacionin SKY ECC dhe akuzohen për veprat penale trafikimi i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.
Njoftimi i GJKKO-së:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më datë 24.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 1 akti, datë 19.01.2026 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve I.S, J.Ç, A.Gj., M.B., P.Rr., G.Rr., R.Rr., dhe Z.A.: “Ankim kundër vendimit nr. 124, datë 09.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale. Ankim kundër vendimit nr. 126, datë 11.12.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:
1. Miratimin e Vendimit nr. 124, datë 09.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z. I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..
2. Miratimin e Vendimit nr. 126, datë 11.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa i takon disponimeve kundrejt Z. I.S., Z. J.Ç., Z. A.Gj., Z. M.B., Z. P.Rr., Z. G.Rr., Z. R.Rr., Z. Z.A..
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar. U shpall në Tiranë, me datë 24.01.2026./Dosja.al
rexhep rraja perparim rraja gazmir rraja aldo gjini zamir aliaj marvin bushati islam sefa
Aktualitet
24 Janar 2026, 10:02
I.A
Prokuroria e Elbasanit
ELBASAN- Prokuroia e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për punonjësin e policisë së Burgjeve dhe dy ...
Aktualitet
24 Janar 2026, 09:41
I.A
TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 3 punonjësve të policisë pranë Stacionit t...
Aktualitet
24 Janar 2026, 09:21
I.A
KOSOVË- Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezi...
Aktualitet
24 Janar 2026, 09:08
I.A
Edi Rama dhe Ivanka Trump
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe vajza e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Iv...
Aktualitet
24 Janar 2026, 08:10
I.A
TIRANË- Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në v...
Aktualitet
24 Janar 2026, 07:48
I.A
Përmbytjet me të cilat nisi viti 2026 rikthyen një fatkeqësi të paralajmëruar, duke nxjerrë në pah dobësi struktu...
Aktualitet
24 Janar 2026, 07:38
I.A
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente q...
Aktualitet
23 Janar 2026, 21:38
E. D
foto ilustruese
PEQIN- Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me d...
Aktualitet
23 Janar 2026, 21:09
E. D
Sazan
SAZAN- Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare t...
Aktualitet
23 Janar 2026, 20:52
E. D
foto ilustruese
GREQI- Autori i vrasjes së Jani Aliaj në burgun e Korydallos është rrëfyer para autoritetetve greke...