Aktualitet

Tentoi të kontrabandonte cigare elektronike, arrestohet 59-vjeçari në Portin e Durrësit

Po ashtu gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

24 Janar 2026, 14:18 Nga I.A
Tentoi të kontrabandonte cigare elektronike, arrestohet 59-vjeçari
Foto nga sekuetrimet

DURRËS- Një 59-vjeçar është arestuar ditën e sotme në portin e Durrësit për kontrabandë. Mësohet se 59-vjeçari tentoi që të kontrabandonte dhjetra steka me cigare elektronike. 

Po ashtu gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat.

Njoftimi i Policisë:

PKK Port, Durrës / Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Tentoi të kontrabandonte dhjetëra steka me cigare elektronike duke i fshehur në automjetin që drejtonte, vihet në pranga një 59-vjeçar.

Sekuestrohen 37 steka cigaresh elektronike, një aparat celular dhe kamioni ku ky shtetas kishte fshehur mallrat. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, arrestuan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoni, pasi:

Gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte  u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa me cigare elektronike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme./Dosja.al

porti i durresit arrestohet 59-vjecari

Sondazh

Poll