“Ma nxori zemrën nga vendi“/ Fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përdorin drogë
KOSOVË- Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezi...
Tre efektivët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”.

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj 3 punonjësve të policisë pranë Stacionit të Policisë Orikum të dhënë nga GJKKO. Tre efektivët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Sipas njoftimit të policisë, këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Njoftimi i AMP-së:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Drejtoria e Hetimit dhe Drejtoria Rajonale Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësve të policisë;
D. L., me detyrë Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum;
A. J., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Orikum;
A. F., me detyrë Specialist i Policimit në Zonë pranë Stacionit të Policisë Orikum;
të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Drejtoria e Hetimit është vënë në dijeni se këta punonjës policie, në shtator të vitit të kaluar, në kundërshtim me ligjin dhe duke keqpërdorur atributet që iu jep funksioni, kanë kërkuar dhe marrë nga një shtetas shumën prej 270 000 lekësh, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale.
Pas hetimit disa mujor me metoda speciale në drejtimin e SPAK, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i implikimit të punonjësve të policisë në veprime korruptive dhe shpërdorim të detyrës.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected]. Për ankesa me ëhatsapp 0694151511 Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”./Dosja.al
KOSOVË- Flutura nga Prishtina nuk e kishte imagjinuar kurrë se jeta e vajzës së saj do të merrte një rrugë aq të rrezi...
Edi Rama dhe Ivanka Trump TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe vajza e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, Iv...
TIRANË- Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, parashikon se sektori i transportit publik në v...
Përmbytjet me të cilat nisi viti 2026 rikthyen një fatkeqësi të paralajmëruar, duke nxjerrë në pah dobësi struktu...
TIRANË- Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente q...
foto ilustruese PEQIN- Një operacion i sigurisë së lartë në Burgje po zhvillohet mbrëmjen e sotme. Bëhet me d...
Sazan SAZAN- Një koalicion prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të ndryshme të botës i ka kërkuar qeverisë shqiptare t...
foto ilustruese GREQI- Autori i vrasjes së Jani Aliaj në burgun e Korydallos është rrëfyer para autoritetetve greke...
foto ilustruese KOSOVË- Komisioni i Përbashkët i Kosovës dhe Serbisë për personat e zhdukur duhet të ofrojë mbë...
Floriana Garo, Barbara Doda TIRANË- Arkitektja dhe politikania e re Barbara Doda ka ndarë me publikun një lajm të mrekullueshëm, ...