Bota

Arrin në 1,770 numri i viktimave në Kinë dhe mbi 71 mijë të infektuar nga Koronavirusi, nis riatdhesimi i pasagjerëve amer

17 Shkurt 2020, 07:26 Nga DOSJA
Arrin në 1,770 numri i viktimave në Kinë dhe mbi 71 mijë

KINË– Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,770 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të prekur mbi 70 mijë persona.

Ka pasur më shumë se 71,000 raste në të gjithë botën, por pjesa më e madhe është në territorin e Kinës. Shpërthimet më të mëdha jashtë Kinës kanë qenë në Singapor dhe Japoni, ku anija lundruese Diamond Princess është bllokuar prej gati dy javësh në det të hapur, ndërsa zyrtarët shëndetësorë testuan mijëra pasagjerë dhe ekuipazhin në bord.

Deri më tani, më shumë se 350 raste janë konfirmuar në anije, me 70 persona të shtuar vetëm ditën e djeshme. Priten më shumë përpara përfundimit zyrtar të periudhës së karantinës, pas së cilës zyrtarët japonezë thanë se do të duheshin dy ose tre ditë që pasagjerët  të niseshin, kua ata do të testohen edhe një herë.

Qindra Amerikanë në bord ishin në gjendje të largoheshin të dielën, në një fluturim të përcaktuar posaçërisht të organizuar nga qeveria amerikane. Por ata më pas u zhvendosën në një karantinë tjetër.

Burimi: CNN 

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1770 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 1770 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll