23 Janar 2026, 19:29
Nga E.d
Glauk Olldashi
TIRANË- Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit i ka drejtur një pyetje Berishës, gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së. Ai tha se PD duhet të bëj një foltore specifike, pa kamera.
Sygjerimi i tij është që çdo të hënë, PD të bëj një Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e kështu me radhë. Olldashi tha se ata që flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit dhe se nuk ka qasje dhe nuk ka përfshirje edhe të të rinjve.
“Doktor, unë mendoj se partia jonë nuk është sa jemi këtu në sallë. Do jetë shumë e mirë që ne të bënim një takim tjetër pa kamera, mes nesh dhe jush, me forumin. Sepse problemet e shtëpisë kam parimin që diskutohen mes nesh dhe jo në sy të botës. Po jam edhe një sugjerim timin. Ne çdo të hënë bëjmë Foltoret para Kryeministrisë, e për hir të së vërtetës pjesëmarrja nuk është e pakënaqshme., Nuk ka të bëjë me frikën dhe sigurinë, por duket se problemi qëndron tek dita e hënë. Ndaj foltorja e të hënës nuk ka pjesëmarrje. Tjetra mendoj se ata që flasin në atë Foltore nuk janë të duhurit, nuk janë të denjë, nuk e di kush i zgjedh, por nuk ka qasje dhe nuk ka përfshirje edhe të të rinjve.
Ka njerëz atje që edhe u merret goja kur flasin, nuk janë të denjë. Ata njerëz që dalin e flasin atje po bëjnë faj edhe ndaj nesh, sidomos me ne të rinjtë që kemi karrierën dhe jetën para, dhe imazhi publik na dëmton më shumë ne sesa ju.
Mendimi im është që çdo të hënë të bëjmë Foltore specifike, një të hënë arsimi, një ditë për shëndetësinë, bujqësinë, naftëtarët, minatorët e me radhë e radhë. Problemet janë nga më të pafundme, të kemi foltore specifike çdo të hënë, të mbledhim ekspertët, të flasin ata, e të mos shohim ca fytyra që na bëjnë për të qeshur dhe ne na bëjnë për të qeshur dhe të ulim kokën. Pra të bëjmë një protestë ku të mos themi Ramaduro apo Rama është problemi, por të themi problemi është ky dhe të trajtojmë problemet shqiptare. Kaq kisha”, tha Glauk Olldashi./Dosja.al
glauk olldashi sali berisha pd
Politike
23 Janar 2026, 19:22
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-s&e...
Politike
23 Janar 2026, 19:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri demokrat gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, iu bëri thirrje të r...
Politike
23 Janar 2026, 19:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës tha se studentët paguajnë sot tarifat më të larta për shkollimin. Gjatë...
Politike
23 Janar 2026, 18:52
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të ashpra ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se&nbs...
Politike
23 Janar 2026, 18:42
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hapur takimin e tij me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së.&n...
Politike
23 Janar 2026, 18:00
E. D
Irena Gjoka
TIRANË- Gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë të Drejtësis&eum...
Politike
23 Janar 2026, 16:54
E. D
pamje nga takimet
TIRANË- Ambasada gjermane ka zbardhur detaje nga takimi i Ministrit të Shtetit për Evropën në Ministrinë e...
Politike
23 Janar 2026, 15:57
E. D
Andis Salla
MALËSI E MADHE- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në vijim të turit të dëgjesave me fe...
Politike
23 Janar 2026, 15:37
E. D
Toni Gogu
TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se prania e vajzës së presidenti...
Politike
23 Janar 2026, 15:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të Shërbimit të Kontrollit t...