Politike

Berisha u bën thirrje të rinjve: Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën e shqiptarëve

Berisha deklaroi se gjenerata Z përmbysi regjimin, në Nepal dhe Sri Lanka.

23 Janar 2026, 19:10 Nga E.d
Berisha u bën thirrje të rinjve: Sot ju keni shansin e madh të
Sali Berisha

TIRANË- Lideri demokrat gjatë takimit me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, iu bëri thirrje të rinjëve të ngrihen në protesta, pasi ata kanë shansin e madh të rikthejnë edhe njëherë shpresën e shqiptarëve. Berisha deklaroi se gjenerata Z përmbysi regjimin, në Nepal dhe Sri Lanka.

Sipas tij lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli, është një betejë e vështirë dhe e komplikuar. Kreu i PD hodhi akuza drejt Ramës duke e quajtur kryebaron të drogës në Europë dhe padrino të klaneve të drogës.

”Unë fola për ato që paguani, por po të marrësh strehimin tuaj në Tiranë, Tirana në strehim është një nga tre qytetet më të shtrenjta në Europë. Ju, familjet tuaja, u shkatërron droga. Nuk e kam fjalën këtu për përdorimin, ajo është tjetër gjë, është keq, sigurisht. Por rrit çmimet. Shikoni ju se çfarë bëhet me kullat e drogës. Nuk preken ato as nga baballarët tuaj, as nga ju, se vijnë tonelatat e drogës dhe eurove dhe i bllokojnë, çmimet i mbajnë në stratosferë. Edhe një kamp, që ishte i gatshëm për ju, me projekt e me plan, me truall, me fonde e gjithçka, e bllokuan me Erion Veliajn, e shndërroi ca kohë në parking dhe pastaj ua dha të tjerëve.

Dhe tani thotë studentët të shkojnë në Durrës. Me një fjalë, një politikë të qartë, armiqësore, ndaj jush. Miq, siç keni ndjekur zhvillimet, për kombet me diktatura autokratike, të cilat zgjedhjet i bëjnë farsa, të cilat pushtetin e përqendrojnë në një dorë, të cilat plaçkisin nga mëngjesi gjer në darkë qytetarët e tyre, por në dallim nga të gjitha këto, Edi Rama është kryebaroni i drogës në Europë, apo padrino i klaneve të drogës. Diktaturat autoritare, kohërat provuan se antidoti absolut i tyre është gjenerata juaj, gjenerata Z. Janë këto gjenerata që e përmbysën në Bangladesh regjimin.

Është gjenerata Z që e përmbysi në Nepal regjimin. E përmbysi në Sri Lanka. Është kjo gjeneratë që po i dridh themelet autokratit të Beogradit, Aleksandër Vuçiç, sivëllaut të Edi Ramës. Nuk ndalen. Aty ra një çati në stacionin e trenit të Novisadit, humbën jetë 13 qytetarë, por studentët e Beogradit për muaj të tërë nuk i ndahen, dhe do fitojnë. Lufta kundër diktaturave nuk është një ndeshje futbolli, është një betejë e vështirë, e komplikuar. Por do fitojnë. Në këtë kuadër, në këtë kontekst, unë u bëj thirrje ju të ngriheni në lartësinë e këtij misioni. Sot ju keni shansin e madh të riktheni edhe njëherë shpresën, besimin, lirinë, të drejtat, të ardhmen tuaj dhe të shqiptarëve.” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha takim opozita

Sondazh

Poll