Bota

Kosova 12 vjet shtet/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani homazhe në varrin e Ibrahim Rugovës, në Kuvend ngrihet flamuri i UÇK-së

17 Shkurt 2020, 06:51 Nga DOSJA
Kosova 12 vjet shtet/ Albin Kurti dhe Vjosa Osmani homazhe në varrin e

Kosovë- Sot Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova po shënon këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ditën e sotme institucionet shtetërore po zhvillojnë disa aktivitete, të cilat filluan  me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Po kështu Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës.  Kurti e Osmani më pas vendosën kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Ndërkohë po zhvillohet edhe një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Të pranishëm në seancë janë  kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Ajo që vihet re është se në këtë seancë është vendosur edhe fotoja e flamurit të UÇK-së. Ka qenë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka vendosur këtë flamur në kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu kanë nisur edhe urimet në rrjetet sociale për Pavarësinë e Kosovës. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë ditë si një ditë mjaft të bekuar për të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera kryeministri shqiptar shkruan se kujtimi i atyre personave që dhanë jetën për këtë ditë do të jetë i përjetshëm. “Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës me ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë,”- shkruan kryeministri Edi Rama. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur:  “Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit europian do të jetë misioni ynë i madh”.

10 fakte interesante për pavarësinë e Kosovës:

1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!

8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.

J.V;f.m/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 12 vjetori i pavaresise se kosoves 12 vjetori i pavaresise se kosoves

Sondazh

Poll