Aktualitet

I premtoi një personi vend pune në shtet kundrejt pagesës, SPAK lë në fuqi dënimin për Dritan Lleshin

Lleshi pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte që personi të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë.

22 Janar 2026, 17:17 Nga E.d
I premtoi një personi vend pune në shtet kundrejt pagesës, SPAK
Foto ilustruse

TIRANË- SPAK ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi të vendimit nga Dritan Lleshit. Leshi është shpallur fajtor në qershor të vitit të shkuar, pasi i ka premtuar një vend pune në shtet një personi, kundrejt një shume parash. 

Lleshi pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte që personi të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Por punësimi nuk u realizua.

Ai kishte kërkuar nga gjykata rishikim të çështjes së tij, por gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm që e dënon atë  me 8 muaj burg. Gjithashtu, Lleshi duhet të paguajë edhe shpenzimet procedurale të çështjes, të cilat janë rreth 40 mijë lekë. Fillimisht Lleshi u dënua me 1 vit burg, por për shkak se çështja u gjykua me procedurë të shkurtuar, dënimi iu ul në 8 muaj./Dosja.al

spak dritan lleshi vendim

Sondazh

Poll