Aktualitet

"Jemi si Tomy me Jerry-n”/ Dyshohet si i përfshirë në vrasjen e Fatmira Dedës, rrëfehet Petrit Qoli: Më vjen turp ta them, por kam edhe fakultet juridik

Për SPAK ai ka rrëfyer mbi jetën e tij profesionale, ku thotë se, ai se ka përfunduar edhe Fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Kristal”, ndërsa është marrë me ndërtim, duke ndërtuar 8–9 pallate.

22 Janar 2026, 14:36 Nga D.S

 

"Jemi si Tomy me Jerry-n”/ Dyshohet si i përfshirë në
Petrit Qoli

 

TIRANË- Në seancën gjyqësore të çështjes "Plumbi i Artë", i pandehuri Petrit Qoli tha se, deklaroi se nga viti 2002 deri në 2013 ka punuar si kapiten anijeje peshkimi, duke pasur në pronësi anijet “Dibra” dhe “Sazani”. Për SPAK ai ka rrëfyer mbi jetën e tij profesionale, ku thotë se, ai se ka përfunduar edhe Fakultetin e Drejtësisë në universitetin “Kristal”, ndërsa është marrë me ndërtim, duke ndërtuar 8–9 pallate. Qoli theksoi se të gjitha pronat i ka të hipotekuara dhe se ndërtimet i ka ndjekur personalisht.

Ndërsa për vëllanë e tij,  Festim Qoli, tha se ai kishte pasur disa biznese, si bar-kafe dhe palestër, të cilat i kishte ndërtuar vetë. Sipas tij, Festimi ishte marrë edhe me tregti makinash të dubluara duke shtuar se nuk kanë punuar kurrë bashkë.

Agronin Qolin,kushërinin e tij  e përkufizoi si  “djalë model”. Gjatë dëshmisë, Qoli pranoi se ka udhëtuar shpesh jashtë shtetit për shkak të aktivitetit të tij me anije peshkimi, ndërsa për Festim Qolin deklaroi se kishte lidhje një shtetase bullgare të pasur, e cila merrej me tregtinë e inerteve dhe zotëronte edhe pasaportë britanike. Ndërkohë që Agronin Qolin, kushërinin e tij  e përkufizoi si “djalë model”, por tha se nuk e ka shok.

Deklarata e plotë:

Qoli: Nga 2002 deri në 2013 kam patur anije peshkimi, kam punuar si kapiten anijeje. Anija ‘Dibra’ dhe ‘Sazani’. Më vjen turp ta them, por kam edhe fakultet juridik, te Kristali. Ndërkohë kam bërë dhe 9 pallate, jam marrë edhe me ndërtim.Behar Dibra: Idenë për ndërtimtari, nga e more?
Qoli: Kam kushëri Mustafa Laçon. Është ndërtues, duhet të jetë 80 vjeç. I thashë kam 300 mijë marka. Ndërtimin e parë e kam bërë te gropa arkeologjike, mbrapa Pallatit të Kulturës.


Prokurori Dibra: Ku i gjete këto lekë? Qoli: Nga peshkimi, kam patur gjithmonë anije të thashë. Kam një vëlla që mos e paça, Festim Qolin. Edhe motër, Rezana Qoli.
Prokurori Dibra: Ndërkohë që ju merreshit me peshkim vëllai me çfarë merrej?
Qoli: Kishte 5 biznese, bar kafe, palestër. Unë ia kisha ndërtuar. Festimi ka qenë mjeshtër për makinat e vjedhura. Gjithmonë është marrë me tregti makinash, të dubluara. Kishte shumë miq italianë. Më pas u shtrëngua puna. Ku e di unë ku i njohu italianët. Kisha blerë një truall në Rruzhbull.


Prokurori: Kush është Agroni? Qoli: Agron Qoli është çuni xhajës tim. Është djalë model, pas meje, por nuk e kam shok. Merret me ndërtimtari. Nuk kemi punuar bashkë. Unë kam bërë 8-9 pallate. Edhe xhaminë në Rruzhbull. Me Festimin nuk kemi punuar, e kam vëlla, por është fatkeqësi për familjen tonë. Prokurori: A kishte të ardhura Festimi? Qoli: Unë nuk jam ekonomisti i Festimit, por kishte lokal dasmash, normale që kishte para.


Prokurori: Ke dalë jashtë shtetit? Qoli: Po sigurisht, unë kisha anije. Unë di që Festimi ka një vajzë shumë të pasur bullgare. Di që ka edhe pasaportë angleze. Ajo është shumë e pasur, shet inerte ndërtimi. Nuk ishte e bukur… por.. nuk e di çfarë sheh Festimi tek ajo. Me Festimin shiheshim për iftare dhe për ditëlindje. Ka patur shoqëri me Laertin e Palma Novës. Sapo fillova unë duke ndenjur me të, u ftoh ai. Gjithmonë si Tomi me Jerry kemi shkuar. Prokurori: Pretendime pronësie keni patur? Qoli: Unë kam hipotekuar të gjitha apartamentet. Nuk hidhej beton pa qenë unë aty. Unë jam autodidakt.

petrit qoli fatmira deda festim qoli plumbi i arte

Sondazh

Poll