Aktualitet

Ankimimi i PD-së për komisionin hetimor/ Gjykata Kushtetuese kalon në seancë gjyqësore publike çështjen “McGonigal”

Mësohet se çështja është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimit të deputetëve demokratë pasi nuk janë lejuar që të ngrenë Komisionin Hetimor për të letuar lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së.

22 Janar 2026, 14:18 Nga I.A
Ankimimi i PD-së për komisionin hetimor/ Gjykata Kushtetuese kalon
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë gjyqësore publike ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen McGonigal. Mësohet se çështja është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, pas ankimimit të deputetëve demokratë pasi nuk janë lejuar që të ngrenë Komisionin Hetimor për të letuar lidhjet e zyrtarëve shqiptarë me ish-agjentin e FBI-së. 

Po ashtu deputetet kanë kërkuar edhe ngritjen e një komisioni të dytë hetimor, me  objekt kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe verifikimin e përdorimit të burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Njoftimi i Kushtetueses:

Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit:

(i) “Për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptar në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”;

(ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.

2. Deklarimi i vendimit nr.77/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles MCGonigal”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

3. Deklarimi i vendimit nr.78/2025 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Dosja McGonigal ka qënë një ndër çështjet që ka shkaktuar debat mes palëve politike në vend. Opozita shqiptare ka paralajmëruar se dosja Rama-McGonigal do hapet në SHBA. Ligjvënësit republikanë kanë ushtruar hetim parlamentar për këtë aferë./Dosja.al

mcgonigal ceshtja mcgonigal

Sondazh

Poll