Aktualitet

Tha se e vrau dhe i shkoi në funeral! Petrit Qoli mohon deklaratën e e Dumanit në Gjykatë: Nuk isha në varrimin e Fatmira Dedës

I pandehuri Petrit Qoli, akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, ku ka deklaruar se nuk ka dijeni në lidhje me problemet me drejtësinë që mund të ketë patur Festim Qoli.

22 Janar 2026, 14:12 Nga D.S

Tha se e vrau dhe i shkoi në funeral! Petrit Qoli mohon deklaratën e e

TIRANË-  Po mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës e çështjes “Plumbit të Artë”.
I pandehuri Petrit Qoli, akuzuar për veprën penale të vrasjes me paramendim, është marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, ku ka deklaruar se nuk ka dijeni në lidhje me problemet me drejtësinë që mund të ketë patur Festim Qoli.

Gjithashtu, Petrit Qoli sqaroi marrëdhënien me viktimën, Fatmira Dedën të cilën e ka takuar tre herë gjithsej, një prej të cilave në një karburant në zonën e Shkozetit. Ai shpjegoi se kur ka shkuar në ngushëllim më babanë në shtëpinë e Fatmirës, kjo e fundit i ka kërkuar falje sepse sipas saj e ka akuzuar Festimin nga tronditja.

Qoli ka sqaruar edhe se Ervis Deda i ka kërkuar vëllait të tij, Festim Dedës lekët që ai i kishte marrë borxh. Sipas tij Festimi i është përgjigjur se paratë do t’ia shlyente kur t’i gjente. I pyetur për Talo Çelën, Qoli u shpreh se nuk e njeh atë dhe  asnjë nga kundërshtarët e Nuredin Dumanit.

Deklaratë e plotë:

“Festimi është përgojuar që ka gjuajtur Titin, e ca të tjerë. Atij i pëlqente të njihej për këto. Është akuzuar për Loshin, për djalin e Fatmira Dedës. Por nuk e ka bërë.
Loshi, vinte te anija ime, merrte naftë qyl. Ai është bërë për rahmet, s’më vjen keq fare. Lajmin e dëgjova në televizor. Fatmirën e kam takuar 3 herë në jetën time. Njoh Besnik Dedën, vëllain e Fatmirës, legjendë e kapitenëve të anijeve. I shkova për qokë për kafe ngushëllimi. Festim Qoli e administronte këtë karburant me Fatmirën. E kishte blerë Festimi nga kush nuk e di. I ka shitur një Gëzimi më pas. Kur e ka blerë nuk e di. I ka marrë para borxh Loshit. Kujtim Hasa ka qenë menaxheri. E ka blerë i vetëm në fillim vëllai. Më pas këta u ftohën, me Ervis Dedën, (Loshin) për dy vajza. Ata bënin jetë të shthurur”


“Më tha Loshi mua që duhet të më japë lekët e karburantit. Nuk e di sa ishte shuma e lekëve. Nuk doja t’ia dija fare. Festimi nuk ma ka thënë, nuk kisha marrëdhënie të tillë me Festimin. Nuk e di kush e ka vrarë. Vetëm llafe njerëzish. Loshi ka vjedhur drogë thonë. Ca të tjerë që kishte florinj në makinë a drogë. Unë nuk rroj i mbyllur, prokuror, në Durrës rroj. Marrim vesh gjëra, të gjithë thonë ndonjë gjë. Historia e drogës filloi të flitet para se të vritej Mond Çekiçi. Kam respekt, më ka ardhur në shtëpi për iftar. 14 vjet duhet të ketë që është vrarë. E pashë te titrat e televizorit. E kishin nxjerrë foton. Kisha hallin e vëllait tim. Shkova te karburanti, nuk e gjeta në karburant. Gjeta punëtorët. E kam takuar vëllain pas 3 javësh. Shkova për ngushëllim pas të shtatave. Nuk e di ku ka qenë. Nuk ka qenë te prindërit. Nuk u interesova ku ishte. Nuk ka shokë të ngushtë në Durrës. Festimi i ka çuar tapi Fatmirës, si bashkëpronare, për arsye se Fatmira kishte deklaruar në polici që i Festimi kishte vrarë Ervisin. Ma tha më pas Festimi këtë”


“Isha unë, Agroni, babai, mamaja. Festimi ishte në kërkim policor. Babai i tha Fatmirës, nuk ka gjë mjafton të gjendet kush e ka vrarë. E mora vesh që e kishte thënë në polici, e di sa miq policë kam unë o prokuror? Fatmira më tha dyshon se mos ngaqë jemi ftohur. Pasi Festimi i ka dërguar kontratën, tha që Fatmira u qetësua. E shkreta. Rahmet të ketë. Nuk kam shkuar në varrimin e Fatmirës. Nuk kam shkuar nga turpi i kapitenit, Besniku, vëllai i saj. Di që vrasësi ka hyrë dhe ka marrë sende me vlerë. E kam dëgjuar në media. Është vrarë te garazhi ku kishte shtëpinë. Makina ishte e zezë, nuk e dalloj markën, e kishte të re akull, ia kishte blerë i biri.
Te pallati ku u vra, kam zyrat. Unë isha me familjarët e mi. Isha në timon në Përrenjas, isha duke ikur në Pogradec. Më tha kushëriri im në telefon kanë vrarë nënën e Ervisit, kërkon policia Festimin. I thashë ç’më duhet mua me Festimin. Festimin e kam takuar më pas. Nuk e mbaj mend sa kohë më pas. Pas vdekjes së të birit, Fatmira shkonte herë pas here te karburanti për ato llogaritë”, tha Petrit Qoli./Dosja.al 

petrit qoli festim qoli fatmira deda nuredin dumani

Sondazh

Poll