Aktualitet

VIDEO/ Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, në pranga 43-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit njofton se, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale Xh. S.

22 Janar 2026, 08:53 Nga D.S

VIDEO/ Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë, në

Foto nga vendngjarja

DURRËS- Një 43-vjeçar që drejtonte automjetin në gjendje të dehur është ndaluar nga policia në Durrës. Policia e Durrësit njofton se, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar drejtuesin e mjetit me iniciale Xh. S.

Uniformat  blu bëjnë me dije se, 43-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e testit të alkoolit. Mësohet se, nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. 

Ndërkohë u bë arrestimi në flagrancë i drejuesit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 

Njoftimi i policisë:

"Policia Rrugore e Durrësit godet një tjetër rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe për të shmangur testin e alkoolit, u ofroi para punonjësve të Policisë, vihet në pranga 43-vjeçari. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Durrës, gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. S.

Drejtuesi i automjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar para, me qëllim shmangien e testit të alkoolit. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. Në përfundim të veprimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."/Dosja.al 

 

 

tentoi te korruptonte punonjesin e policise 43-vjeçari ne durres ne pranga

Sondazh

Poll