Politike

"Autorizimi kalon vetëm nga Kuvendi"/ Qeveria: Vendimi i GJKKO ka cenuar veprimtarinë e ministrit

Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Jonuzaj u shpreh se autorizimi për heqjen e imunitetit apo pezullimin e Ministres duhet që të kalojë vetëm nga Kuvendi.

22 Janar 2026, 11:44 Nga I.A
"Autorizimi kalon vetëm nga Kuvendi"/ Qeveria: Vendimi i GJKKO ka
Herald Jonuzaj

TIRANË- Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Herald Jonuzaj ka deklaruar se vendimi i GJKKO-së për Ministren Belinda Balluku ka cënuar drejtpërdrejtë veprimtarinë e ministres. Gjatë fjalës së tij në Kushtetuese, Jonuzaj u shpreh se autorizimi për heqjen e imunitetit apo pezullimin e Ministres duhet që të kalojë vetëm nga Kuvendi.

“Për sa kohë kemi cenim të veprimtarisë së ministrit, i cili është i bazuar në imunitet me deputetin, atëherë autorizimin duhet të merret tek autoriteti përkatës, që e jep edhe për deputetin. Kuvendi mbron të drejtën e ministrit për të ushtruar funksionin e tij. Këtë e mbron Kushtetuta. Kuvendi mbron dhe interesin publik për të garantuar hetimet. Këtë jemi duke kërkuar. Duhet të ndiqet i gjithë kriteri procedural, kushtetuese për të siguruar pezullimin nga detyra të një anëtari të Këshillit të Ministrave”, tha Jonuzaj./Dosja.al

herald jonuzaj

Sondazh

Poll