Aktualitet

Irena Gjoka u faktua e dënuar nga Prokuroria e Përgjithshme/ KLGJ: Nuk na ka ardhur asnjë shkresë

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit.

20 Janar 2026, 21:17 Nga E. D
Irena Gjoka u faktua e dënuar nga Prokuroria e Përgjithshme/ KLGJ: Nuk
Irena Gjoka

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka reaguar zyrtarisht lidhur me njoftimin e Prokurorisë sa i përket gjyqtares së GJKKO Irena Gjoka, sipas të cilit kjo e fundit rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh. Me anë të një njoftimi, KLGJ bën me dije se deri ne orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-së nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar.

“Mirëmbrëma! Të nderuar kolegë, lidhur me njoftimin e sotëm të Prokurorisë së Përgjithshme lidhur me vendimin e miratimit të rezultateve të verifikimit të thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit datë 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bëj me dije se deri në orën 20:30 datë 20.01.2026 në adresë të KLGJ-se nuk ka mbërritur asnjë dokument zyrtar. Sapo shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme të mbërrijë zyrtarisht, ajo do të administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në KLGJ, dhe më pas do të ndiqet procedura përkatese ligjore.  Ju faleminderit!”, thekson KLGJ.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka faktuar më herët se gjyqtarja Irena Gjoka ka fshehur dënimin në Greqi në formularin e saj të vetëdeklarimit. Pas përfundimit të hetimeve të thelluara 2-vjeçare, Prokuroria thekson se vendimi i autoriteteve greke, për dënimin e Irena Gjokës, me detyrë gjyqtare në GJKKO, është autentik./Dosja.al

klgj gjkko irena gjoka

Sondazh

Poll