Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Rinumërimi i votave do të bëhet në 28 komuna

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi bëri me dije se aktualisht 914 vendvotime janë në proces rinumërimi.

19 Janar 2026, 14:16 Nga E.d
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Rinumërimi i votave do të
Foto ilustruse

KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar ditën e sotme se procesi i rinumërimit të votave do të bëhet në 28 komuna. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, Radoniqi bëri me dije se aktualisht 914 vendvotime janë në proces rinumërimi.

Ai tha se në 10 komuna po bëhet rinumërimi i plotë, ndërsa në 28 komuna të tjera po rinumërohen rreth 10 për qind e vendvotimeve. Radoniqi tha se të dhënat pas rinumërimit tregojnë një shkallë të lartë të pasaktësisë në numërimin e votave të kandidatëve. 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi: Sot kemi pranuar raportin nga procesi i rinumërimit që po zhvillohet në QNR. Aktualisht, 914 vendvotime janë në proces rinumërimi, sipas vendimit të KQZ-së. Në 10 komuna po bëhet rinumërimi i plotë, ndërsa në 28 komuna të tjera po rinumërohen rreth 10 për qind e vendvotimeve. 

Raporti tregon se ndryshimet në votat e subjekteve politike janë minimale dhe pothuajse të papërfillshme, çka dëshmon se numërimi i tyre është bërë në mënyrë të saktë. Ndërkohë, situata është ndryshe sa i përket votave të kandidatëve.

Të dhënat pas rinumërimit tregojnë një shkallë të lartë të pasaktësisë në numërimin e votave të kandidatëve. Nga rinumërimi rezulton se 36 mijë e 7 vota u janë zbritur kandidatëve, të cilat ishin regjistruar gabimisht në QNR, ndërsa 20 mijë e 978 vota u janë shtuar kandidatëve, pasi nuk ishin regjistruar saktë gjatë numërimit fillestar./Dosja.al

kqz kosova kreshnik radoniqi

Sondazh

Poll