Aktualitet

U zbuluan nga Le Iene dhe Piranjat/ Publikohen fotot e personave që mashtronin qytetarët italianë

Gazetarët arritën të futeshin në Call Center duke infiltruar një shtetas italian, i cili punoi aty dhe tregoi nga brenda se si funksiononte skema

18 Janar 2026, 23:08 Nga DOSJA

U zbuluan nga Le Iene dhe Piranjat/ Publikohen fotot e personave që

TIRANË- Personat që shikoni në foto janë disa prej individëve që mashtronin qytetarët italianë në Call Centerin e goditur dy ditë më parë nga drejtësia, pas një investigimi që ishte fryt i bashkëpunimit mes emisionit Le lene dhe emisionit Piranjat.

Gazetarët arritën të futeshin në Call Center duke infiltruar një shtetas italian, i cili punoi aty dhe tregoi nga brenda se si funksiononte skema. Punonjësit e Call Center-it telefononin viktimat dhe i bindnin të transferonin para në kriptomonedha, duke u premtuar fitime.

Në realitet, paratë shkonin në llogari virtuale të kontrolluara nga drejtuesit e aktivitetit të paligjshëm./Dosja.al

Sondazh

Poll