Aktualitet

EMRI/ Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

18 Janar 2026, 11:26 Nga E.d
EMRI/ Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, arrestohet
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar në Durrës. I arrestuari është Çim Kazazi. Ai u arrestua nga blutë, pasi qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”.


Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Kavajë kishin siguruar informacion se një shtetas nga Kavaja po qarkullonte me motomjet, i armatosur me armë zjarri pistoletë, në drejtim të Durrësit.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “PURPOSE”.

Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 13, në vendin e quajtur shëtitorja e plazhit, shërbimet e Policisë konstatuan dhe ndaluan motomjetin që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën shtetasit Ç. K., në sediljen e motomjetit, një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ç. K., 24 vjeç, banues në Kavajë. Gjithashtu, nisi procedimi penal për pasagjerin që ndodhej në motomjet, shtetasin F. M., 24 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e qëllimit të lëvizjes me armë zjarri të 24-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Moskallëzim i krimit”./Dosja.al

policia durres  24-vjeçar

Sondazh

Poll