Aktualitet

Shfrytëzonte të renë për prostitucion në ambientet e një apartamenti në Durrës, arrestohet tutorja nga Armenia

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

18 Janar 2026, 11:09 Nga E.d
Shfrytëzonte të renë për prostitucion në ambientet e
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 52-vjeçare me origjinë nga Armenia dhe ka nisur hetimin për një 22-vjeçare nga Peruja dhe tre persona të tjerë. 52-vjeçarja është arrestuar nga bultë, pasi organizonte prostitucion në Durrës, duke shfrytëzuar 22-vjeçaren nga Peruja.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.


Njoftimi i policisë

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni.

Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Gjithashtu, gjatë operacionit u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja, si dhe tre shtetas nga qarku Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pasaporta të shtetaseve të huaja, shuma parash, karta telefoni, bllok shënimesh etj.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira dy apartamente, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, dhe në zonën e Plazhit, lagjja nr. 13, Durrës, të cilat i kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

durres polica prostitucion

Sondazh

Poll