Aktualitet

EMRI/ Shiste kanabis në qytetin e Fierit, arrestohet  31-vjeçari

Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

18 Janar 2026, 11:02 Nga E.d
EMRI/ Shiste kanabis në qytetin e Fierit, arrestohet
Foto ilustruse

FIER- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 31-vjeçar në qytetin e Fierit. I arrestuari është Frans Begaj, 31 vjeç. Ai u arrestua nga blutë, pasi ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në momentin e kapjes, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje. Ndaj tij, gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 


“Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, operacioni policor i koduar “Target”.

Operacioni u ndoq për 6 muaj me metoda speciale të hetimit. Kapet dhe vihet në pranga një 31-vjeçar që ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në doza në qytetin e Fierit. Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, pas informacioneve të siguruara nga hetimi 6-mujor me metoda proaktive, për një shtetas që shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis në qytet, kanë organizuar punën për lokalizimin e tij dhe vënien në pranga.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. B., 31 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shpërndante në qytetin e Fierit. Për këtë shtetas, bazuar në provat e siguruara nga hetimi, Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza kanabisi të përgatitura dhe gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Dosja.al

policia fier kanabis

Sondazh

Poll