Sport

Ernest Muçi - “vrasës”! Talenti i Kombëtares godet në minutën e 91-të dhe i jep fitoren 2-1 Trabzonsporit, shikoni supergolin e radhës...

Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në barazim, në skenë del sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, i cili me një goditje me të djathtën, e dërgon topin në rrjetë, 1-2 për Trabzonsporin.

18 Janar 2026, 21:10 Nga DOSJA

Ernest Muçi - “vrasës”! Talenti i Kombëtares godet

TURQI - Sulmuesi i talentuar i Kombëtares kuqezi, Ernest Muçi, është i pandalshëm me Trabzonsporin në Turqi.

Sot ai ka shënuar golin e radhës, pikërisht në minutën e 91-të, ndërsa përballë ekipit të Kocaelispor në transfertë. Muçi solli përmbysjen e çmendur me rezultatin 2-1 duke i dhënë 3 pikë të arta Trabzonsporit në garën për titull. 

Vendasit kaluan të parët në epërsi me Petkovic (19’), Felipe Augusto  (44’) do të barazonte në 1-1, pa u mbyllur pjesa e pare. Dhe kur u mendua se ndeshja do të përfundonte në barazim, në skenë del sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, i cili me një goditje me të djathtën, e dërgon topin në rrjetë, 1-2 për Trabzonsporin.

Nga jashtë zone, lojtari i Kombëtares befasoi rivalët me goditjen e tij. Formë e jashtëzakonshme e Ernest Muçit në kampionatin turk, ku ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi.

Tetë golave në kampionat ku po luan si mesfushor, u bashkohen edhe dy asistime. Kështu askush nuk gëzon formën e Muçit në Superligën turke. Shijojeni golin e sulmuesit shqiptar, i cili tashmë është bërë “vrastar” me golat e tij…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll