Sport

Drejtori Chiellini: "Spalletti do të jetë trajneri i Juventusit për një kohë të gjatë”…

Për drejtorin Chiellini, kontrata me trajnerin është vetëm një numër, që do të përditësohet së shpejti duke qenë se planet e klubit ende e shohin Spallettin si trajner për të ardhmen.

18 Janar 2026, 15:30 Nga DOSJA

Drejtori Chiellini: "Spalletti do të jetë trajneri i Juventusit

ITALI - Giorgio Chiellini, drejtori i strategjisë së futbollit të bardhezinjve, foli për Sky dhe Dazn para ndeshjes me Cagliarin, për të komentuar formën aktuale të djemve të Luciano Spallettit dhe, mbi të gjitha, për të diskutuar të ardhmen e vetë trajnerit, i cili, duke marrë drejtimin e ekipit nga Tudor, ka nënshkruar një kontratë që skadon në fund të sezonit.

Megjithatë, për Chiellinin, kjo kontratë është vetëm një numër që do të përditësohet së shpejti duke qenë se planet e klubit ende e shohin Spallettin si trajner për të ardhmen.

"Të vazhdojmë me Spallettin? Gjithmonë e kemi pasur këtë ide. Në një nga ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve këtu në Sky, thashë:

'Për mua, nuk ishte një kontratë gjashtëmujore.' Për mua, Spalletti është trajneri i Juventusit për vitet e ardhshme. Por askush prej nesh nuk ka dyshime për këtë; do ta diskutojmë kontratën në kohën e duhur."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll