Sport

FIFA paralajmëron tifozët, pasi presidenti Trump ndaloi 15 vende të hyjnë në SHBA...

"Një biletë ndeshjeje nuk do të thotë që mund të hyni në SHBA"

18 Janar 2026, 16:00 Nga DOSJA

FIFA paralajmëron tifozët, pasi presidenti Trump ndaloi 15 vende

ZVICER - Pas vendimit të Donald Trump për të vendosur ndalime udhëtimi për 15 vende pjesëmarrëse në Kupën e Botës, FIFA ka lëshuar një deklaratë.

SHBA-të janë bashkë-organizatorë të Kupës së Botës të ardhshme FIFA, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, dhe ndalimi i udhëtimit hyn në fuqi vetëm disa muaj para fillimit të turneut.

FIFA tani i ka paralajmëruar tifozët dhe njerëzit e interesuar se një biletë ndeshjeje nuk ju garanton hyrjen në SHBA.

“Një biletë ndeshjeje nuk garanton hyrjen në vendin pritës dhe tifozët duhet të vizitojnë sot faqen e internetit të qeverisë së secilit vend për kërkesat e hyrjes në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin për shtyp të FIFA-s.

“Duke pasur parasysh kohën e përpunimit, FIFA rekomandon dorëzimin e aplikimit për vizë sa më shpejt të jetë e mundur.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll