Sport

Superiorja/ Flamurtari merr një fitore shprese, vlonjatët ndërrojnë vend me Bylisin…

Flamurtari fiton 3-0 ndaj Bylisit dhe në javën e 20-të të Superiores, duke dhënë shenja ringjalljeje… tani e 8-ta!

18 Janar 2026, 20:32 Nga DOSJA

Superiorja/ Flamurtari merr një fitore shprese, vlonjatët

VLORE - Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme në sfidën e javës së 20-të të Superiores përballë Bylisit me rezultatin 3-0.

Takimi i luajtur në Vlorë foli vetëm për kuqezinjtë vendas, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 29-të me anë të Urbaez.

Goli i dytë u shënua nga Herald Marku, katër minuta pas startit të pjesës së dytë, ndërsa ishte Maksuti në të 64-tën minutë që vulosi rezultatin përfundimtar 3-0 të takimit.

Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e 8-të të renditjes me 18 pikë, duke parakaluar Bylisin dhe dhënë shenja të një rizgjimi, duke intriguer garën për mbijetesë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll