Nuk arritën të finalizonin sulmin terrorist në Gjenevë, arrestohen edhe dy shqiptarë në Zvicër
16 Shkurt 2020, 16:25Nga DOSJA
Sulmet terroriste po shfaqen gjithmonë e më shumë në mbarë botën, ku në të shumtën e rasteve mbeten viktima dhe shumë të plagosur. Së fundmi një sulm terrorist është shmangur pranë aeroportit të Gjenevës në Zvicër. Sipas mediave të huaja mes të arrestuarve janë identifikuar edhe dy shqiptarë.
Sipas gazetës zvicerane ‘Le Temps’, është mësuar se shërbimet sekrete amerikane kishin alarmuar homologët e tyre në Zvicër për rrezikun e një sulmi terrorist në aeroportin e Gjenevës.
Në raportime të mediave të huaja thuhet se ISIS e kishte planifikuar sulmin kundër depove me derivate të naftës që gjenden shumë pranë aeroportit të Gjenevës, por nuk ia dolën me sukses.
Gazeta shkruan se tre personat që kishin planifikuar sulmin, takoheshin herë pas here në një xhami në Gjenevë. Sipas ‘Le Temps’ këta persona janë njohur si shtetas të papunë, e në vështirësi integrimi dhe kishin dështuar në tentativat për të pasur një jetë normale.
Sipas dokumenteve të gjetura nga policia, është mësuar se grupit në aeroportin e Gjenevës, do t’i shtoheshin edhe dy shqiptarë për të finalizuar planin. Por ata u arrestuan rrugës për në Zvicër.
GJIROKASTËR– Policia Kufitare në Kakavijë ka arrestuar një 37-vjeçar, i cili në këmbim të parave do ndihmonte një shtetase që të kalonte kufirin pa ...
TIRANË– Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar 4 protestues të Shoqatës ‘Labëria’, pasi protestuan në fshatin Derviçan për vendosjen e bustit të Vasil ...
ITALI– Katër shtetas shqiptarë janë arrestuar në zonën e Lignanos të Italisë, për shkak se u zbuluan për grabitjen dhe masakrimin e një 85-vjeçari, Giuse...
BULQIZË– Detaje të reja janë zbuluar dy ditë pas ngjarjes tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën...
TIRANË- Qeveria e kryeministrit Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë i është përdorur nga qeveria e Turqisë. Mënyra se si ...
Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku makinës së Suad Licit, administratori i klubit të Vllaznisë, iu vu tritol. Burime për Dosja.al nga g...
Tiranë- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka denoncuar se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro, por rrugët e T...
Tiranë- Policia e Shtetit ka nxjerrë emrat e tre personave që janë në kërkim pasi janë dënuar nga gjykata me 25 vite burg. Sipas Policisë Pjetër Pacani është në...