Aktualitet

Ndihmonte Astrit Thaçin të fshihej pas çdo grabitjeje, arrestohet e dashura e 27-vjeçarit, si bashkëpunonte me ‘skifterin

16 Shkurt 2020, 12:17 Nga DOSJA
Ndihmonte Astrit Thaçin të fshihej pas çdo grabitjeje,

Durrës- Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë 20-vjeçaren me iniciale A.B, pasi akuzohet se ka ndihmuar grabitësin Astrit Thaçi, që të mos kapej nga Policia. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 20-vjeçarja është e dashura e Astrit Thaçit.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni “Trajektorja”. Policia e Durrësit vë në pranga bashkëpunëtoren e autorit A. Th. Arrestohet 20-vjeçarja që ndihmonte autorin e vjedhjeve me armë e dhunë, për t’i shpëtuar forcave të Policisë. Në vijim të operacionit “Trajektorja”,  zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga DVP Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë, operacioni ka vijuar edhe paraditen e sotme. Mbi bazën e provave të siguruara nga Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë nga veprimet proaktive të kryera, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen A. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Astrit Thaçi u arrestua nga Policia një ditë më parë. Ai u arrestua disa orë pasi grabiti një argjendari në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie, pasi edhe në këtë shtet ka kryer grabitje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet bashkëpunëtorja e astrit thaçit astrit thaçi arrestohet bashkëpunëtorja e astrit thaçit astrit thaçi

Sondazh

Poll